Henry Kissinger – “Reflektime mbi Planin Marshall” (74 Vjetori i mbajtjes se ketij fjalimi historik ne Harvard, 5 Qershor 1947.)

Reflektime mbi Planin Marshall*[1]

Henry A. Kissinger

(Përktheu: Melsen Kafilaj – George C. Marshall Albania Fellow)

Në Qershor të vitit 1947 Gjenerali George C. Marshall, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Amerikane gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe i vlerësuar nga Winston Churchill “si organizatori i fitores së Forcave Aleate”, në muajin e pestë të mandatit të tij si Sekretar i Shtetit në administratën e presidentit Harry Truman, gjatë ditës së diplomimit të studentëve të Harvardit, i drejtoi një fjalim kësaj audience në Harvard Yard. Duke përshkruar shkatërrimin e ekonomisë dhe shoqërisë evropiane, Marshall u zotua që Shtetet e Bashkuara do të bënin “gjithçka që është e mundur” për të ndihmuar në rindërtimin e kontinentit evropian dhe në rivendosjen e “shëndetit të tij ekonomik normal”, pa të cilin nuk mund të kishte “as stabilitet politik dhe as paqe të sigurt” në të gjithë botën.

More…

Osman Metalla: Ç’ndodh nëse Greqia zgjeron detin territorial në 12 milje? Nuk ka më marrëveshje, por okupim

Prof As. Dr. Osman Metalla –

Tema e zgjerimit te detit territorial te Greqisë nga 6-12 milje është bërë temë e ditës dhe që me të drejtë ka marrë një vëmëndje të konsiderueshme qoftë në media qoftë në opinionin e gjerë publik. Shume njerëz, madje dhe jo ekspertë, me dashamirësinë e tyre dhe me ndjenjën e fortë të mbrojtjes së territorit, janë munduar të kontribojnë duke sjellë secili argumenta sipas mënyrës së tij.

More…

Një sqarim teknik përse zgjerimi i ujërave të Greqisë ndikon në zvogëlimin e hapësirave tona detare

Nga Prof. Osman Metalla, George C. Marshall Albania 

Në shkrimin tim të para pak ditëve, unë kam prekur disa çështje lidhur me marëveshjen kaq shumë të diskutuar ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë. Ndër të tjera u ndala në deklaratat e bëra lidhur me zgjerimin e detit territorial Grek të cilat i kam konsideruar krejtësisht në dëm të interesave të palës Shqiptare.

More…

Zgjerimi i ujërave territoriale greke dhe zvogëlimi i hapësirave detare shqiptare

Nga Prof. Asoc. Dr. Osman Metalla

Më duhet të them që në krye të herës se është i drejtë reagimi i Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë mbi faktin që shteti grek ka të drejtën e zgjerimit te ujërave territoriale deri në kufirin e 12 miljeve sikurse parashikohet dhe në nenin 3 të Konventës së Ligjit të Detit (UNCLOS) apo Konventën e Montego Bay-t. Kjo Konventë i jep të drejtën shteteve të vendosin një gjerësi të ujërave territoriale deri në kufirin që nuk i kalon 12 milje detare të matur nga vija bazë e përcaktuar në përputhje me këtë konventë.

More…

Ermal Jauri: Roli i shërbimeve inteligjente në pandëminë COVID-19

Nga Ermal Jauri,
President
Geroge C. Marshall Albania

Jemi në fazën kur bota ka kaluar në fazën e dytë të përballimit të krizës shkaktuar nga COVID-19 dhe gradualisht jeta dhe përditshmëria po stabilizohet duke u përpjekur të rikthehet në fazën përpara pandemisë.
Nëse më parë analizat mund të quheshin si pavend, në këtë moment të gjithë mund të hedhim sytë prapa në kohë për të kuptuar implikimet e strukturave të ndryshme në përballimin apo më saktë parandalimin e këtij fenomeni.

More…

Kreu i George Marshall Albania, Ermal Jauri: Ndikimi i anëtarësimit në NATO i Maqedonisë së Veriut

Zyrtarisht Maqedonia e Veriut në 27 mars 2020 u bë anëtarja e 30-të e Aleancës së Atlantikut të Veriut, pas 27 vjetësh që kishte shprehur dëshirën për të qenë pjesë e saj, ndërsa në 30 mars përmes një ceremonie të veçantë të diktuar nga COVID-19, pa prezencën e ambasadorëve të vendeve NATO dhe në video konferencë me kabinetin qeveritar nga Shkupi, flamuri i Maqedonisë së Veriut u ngrit njëkohësisht përpara selisë së NATO-s në Bruksel, në SHAPE, Mons si edhe në Komandën Aleate në Norfolk Virxhinia.

More…