August 27, 2020
ERMAL JAURI: FORUMI PËR SIGURINË| KREU I GEORGE MARSHALL ALBANIA, JAURI: INTEGRIMI PLOTË EUROATLANTIK I RAJONIT, DETYRË MADHORE

Nga 23 deri me 27 Gusht 2019, në qytetin e Ohrit në Maqedoninë e Veriut, organizohet forumi i sigurisë me temë “ Komunikimi Strategjik dhe Integrimi Euroatlantik i Ballkanit Pernëdimor” i organizuar në nivelet me të larta të përfaqësimit të Divizioni Diplomatik Publik i NATO, George C. Marshall Center dhe Marshall Center Maqedoni e Veriut si dhe Kolegji i Mbrojtjesi i NATO-s në Romë.

Aktiviteti filloj ditën e djeshme më 23 Gusht 2019 fjalimet e të ftuarve të nderit si Presidenti i Maqedonisë së Veriut Dr. Stevo Pendarovski; Shkëlqesia e Saj Znj. Kejt Bërns, Ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup; Z. Otto Graf, Zëvendës Shef i Misionit, Ambasada e Republikës Federale Gjermane në Shkup dhe Kolonel Zoran Jankovic, përfaqësues i NATO në Maqedoninë e Veriut.

Në këtë forum, po diskutohen problematikat më serioze që po përballet sot Ballkani Perëndimor si lufta kundër terrorizmit, kërcënimet hibrite, krimi i organizuar, korrupsioni, krimi kibernetik disinformimi i implikimit të institucioneve ndërkombëtare në rajon etj. Në aktivitet, Shqipëria u përfaqësua nga Z. Ermal Jauri, Kryetar i George C. Marshall Shqipëri dhe CEO i Europe Agency, Znj. Elira Luli Instituti Australian i Ekselences dhe Keshilli Rinor i Ballkanit, dhe Kryekomisar Gentian Ndoi, Shef i njësisë hetimore për hetimin e krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

…ndër të tjera, terrorizmi, ektremizmi fetar, emigrimi illegal, krimet kibernetike dhe këcënime të tjera hibride, janë këtu për të qëndruar por e vetmja mënyrë e luftimit të saj është sëbashku dhe duke ndjekur agjendën e NATO. Gjithashtu, integrimi Euro-Atlantik vazhdojnë të jenë faktorët kryesorë për stabilitet dhe zhvillime demokratike në Ballkanin Perëndimor. Për më tepër, jam shumë i vetëdijshëm për sfidat e që Bashkimi Europian po has në debatet e nxehta të integrimtzgjerimit dhe ka një të vërtetë të qëndrueshme në shumicën e debateve, sikurse jam i sigurtë dhe i vetëdijshëm që I gjithë rajoni ka nevojën e perspektivës Europiane. Maqedonia e Veriut, vazhdon të kontibuojë dhe të jetë e gatshme për stabilitet ne Rajon. Politikat tona të jashtme janë Integrimi I plotë ne NATO dhe Bashkimin Europian si dhe Fqinjësi të mirë me shtetet kufitare….tha Presidenti i Maqedonisë së Veriut Z. Stevo Pendarvski.

Kryetari i“George C. Marshall Albania”, Z. Ermal Jauri gjatë fjalës së tij theksoi se: “Ballkani Perëndimor po varfërohet përditë duke u shëndërruar në hartën globale ku mund të rekrutosh për gjithçka. Korrupsioni, Krimi i Organizuar, krimi kibernetik, rekrutimi i luftëtarëve të huaj, emigrimi masiv i trurit të Ballkanit Perëndimor jashtë rajonit, përbën tashmë një kërcënim dhe rrezit tjëtër tepër serioz nga ato klasikët si aktorët e jashtëm, ndikimi I Rusisë dhe Kinës në Rajon, Terrorizmi, kërcënimet kibernetike etj…Integrimi i plotë i Rajonit në grup në Bashkimin Europian dhe NATO për vendet që nuk janë të anëtarësuara ende, duhet të bëhet me hapa të shpejtë para se vetë rajoni të humbe përfundimisht shpresën e këtij integrimi dhe të fillojë të mendoje për zgjidhje alternative. Njohja e Kosovës nga Serbia dhe stabilizimi i marrëdhënieve ndërmjet këtyre dy shteteve, mendoj që është gërma e parë e alfabetit ku fillon intergrimi Euro-Atlantik i rajonit” .

Ambasadorja e SHBA-ve në Shkup Znj. Kejt Bërns theksoi se bashkëpunimi rajonal, reformat e thella kryesisht në drejtësi dhe në tërësi në sektorin publik, janë hapa të nevojshëm që duhen finalizuar sa më parë në rrugën drejt integrimit Euroatlantik të plotë të rajonit.

Ndërkohë që Z. Otto Graf, Zëvendës Shef i Misionit, Ambasada e Republikës Federale Gjermane në Shkup cilësoi si shumë konstruktive për rajonin.

Ky aktivitet dhe aktivitete të ngjashme me këtë si ai I 22 majit 2019 në Tiranë, konsiderohen si problematika me prioritet të lartë nga autoritetet Amerikane dhe Gjermane por jo vetëm ku të gjithë aktorët shtetëror dhe jo duhet të përfshihen dhe të japin kontributin e tyre për skenarët më të mirë të mundshëm të pritshmë. Forumi mbyllet me datë 27 Gusht 2019.

RELATED BLOGS
June 5, 2021
HENRY KISSINGER – “REFLEKTIME MBI PLANIN MARSHALL” (74
May 19, 2021
HENRY A. KISSINGER: “COVID-19” DO TA NDRYSHOJ PËRGJITHM
October 23, 2020
ERMAL JAURI: GEORGE C. MARSHALL ALBANIA DHE UAMD FORUM MBI �