August 27, 2020
KONFERENCA SHKENCORE: “ KOMPLEKSITETI I SIGURISE KOMBETARE DHE SHQIPERIA”

Ne Sallen e leksioneve, “Aula Magna” te Fakultetit te Shkencave Sociale te UT, me daten 17 Mars 2017 u zhvillua Konferenca Shkencore me teme: “ Kompleksiteti i Sigurise Kombetare dhe Shqiperia”
Kjo konference u realizua ne kuader te Marrveshjes se bashkepunimit midis Shoqates “ George C. Marshall Shqiperi dhe Universitetit te Tiranes
Ne konference moren pjese drejtues e pedagoge te fakulteteve te UT , te UET, te Akademise se Sigurise, te Akademise se Forcave te Armatosura , nga Sherbimi Informative Shteterore, dhe Sherbimi Informative i FA , dhe institucione te tjera , studente te shkencave sociale e filozofise, si antare te Shoqates “George C. Marshall “etj

Konferenca Shkencore u pershendet nga Prof. Dr. Edmond Rapti, Dekan i fakultetit te Shkencave Sociale, nga Profesor Dr. Dhori Kule, Dekan i Fakultetit Ekonomik dhe Profesor Dr. Pajtim Ribaj, Kryetar i Bordit Drejtues te Shoqates” George C. Marshall- Shqiperi .
Ne konference mori pjese dhe pershendeti dhe Atasheu ushtarak i SHBA i cili vlersoj nismen e marr dhe rendesin qe kane aktivitete te tilla ne interes te rritjes se sigurise
Gjate fjales se tyre Prof. Dr. Edmond Rapti, dhe Profesor Dr. Dhori Kule vlersuan maksimalisht nismen e marr nga Shoqata ” George C. Marshall- Shqiperi per organizimin e aktiveteteve te tilla me qellim qe me problemet e sigurise te perfshihet dhe bota universitare, e cial ka mundesi te jap nje kontribute te vecante ne studimet e sigurise, si ne edukimin e politikeberesve te afte per drejtimin e vendit Prof. Dr. Pajtim Riba theksoj se Siguria konsiderohet, një vlerë universale dhe koncept shumë kompleks. Perceptimi e realizimi i saj është tashmë detyrë e përgjegjësi e aktorëve të shumtë kombëtar e ndërkombëtar .” Shtetet e vegjël , ku futet dhe Shqiperia , duhet të kuptojnë se siguria e tyre fillon në shtëpinë e tyre, se janë vetë ato që duhet të identifikojnë zbrazëtitë e tyre në fushën e sigurisë. Ato mund të përllogarisin përfitime nga sistemi ndërkombëtar, duke mbajtur parasysh se në këtë sistem “institucionet janë në qendër të sjelljes së çështjeve ndërkombëtare.”
Ndjeshmëria dhe angazhimi i botës universitare në studimet e sigurisë është tashmë prioritet e domen i elitave, të cilat u rekomandojnë institucioneve vendimarrëse zgjidhje racionale për politika e startegji sigurie dobiprurëse. Në vendin tonë këto studime janë të rralla dhe të pavlerësuara nga lidershipi politik i cili ka manifestuar mungesë të theksuar kulture të sigurisë, çka shpesh ka përbërë rrezik e kërcënim për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit. Rivlerësimi e shëndoshja e institucioneve,akademike vlerësimi i arsimit si çështje e sigurisë kombëtare, , krijimi i mjedisit të ngrohtë dhe realizimi i një kulture bashkëpunuese institucionale dhe intelektuale mbetet njëherazi sfidë e domosdoshmëri për sigurinë kombëtare e zhvillimin e vendit
Prof. Asoc. Dr. Eva Tafili Hyskaj, Departamenti i Historisë, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë theksoj se Ekstremizmi me frymëzim ideologjik, fetar apo nacionalist dhe depërtimi i tij në politikë ushqen veprimtaritë terroriste. Radikalizmit dhe ekstremizmi i dhunshëm, perbejne rrezik për sigurinë,
Lufta për parandalimin e tyre kërkon një ndërveprim të të gjithë aktorëve qeveritarë dhe jo vetëm, në nivel kombëtar, rajonal e më gjerë.
Prof. Dr Perparim Fuga, Universiteti Europian i Tiranës (UET) theksoj se Siguria energjetike përbën një nga çështjet kryesore të axhendës globale bashkëkohore. Vendet, pavarësisht nivelit të zhvillimit, kanë nevojë të përfshihen në tregje energjetike, si parakusht për zhvillimin e tyre. Vendet mund të kenë interes të përfshihen në këto tregje si konsumator, prodhues apo edhe tranzit të infrastrukturës energjetike etj
Doktorane Flora Dako, Ministria e Mbrojtjes theksoj se Sigurinë njerëzore e gjejme që herët të perdorur si koncept qe nga krijimi i Kryqit te Kuq ne fillim te shekullit te XIX dhe u përpunua , u zgjerua dhe ka lidhje me Kartën e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut. Ne sigurine njerëzore futet siguria ekonomike; siguria ushqimore; siguria shëndetsore; siguria e individit; siguria mjedisore; siguria e grupit; siguria politike. Paradigma e sigurisë njerëzore gjatë këtyre njëzetë e gjashtë viteve në Shqipëri është luhatur mes koncepteve tradicionale të sigurisë dhe përpjekjeve për ta përkufizuar atë në mënyra të ndryshme. Megjithatë kuadri strategjik i sigurisë kombëtare ende përballet me dilemën për ta përfshirë sigurinë njerëzore si elementin bazë të politikave të sigurisë.
Prof. Dr. Gjergj Sinani Departamenti i Filozofisë, Fakulteti i Shkencave Sociale, UT theksoj se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO duhet të shoqërohet edhe me një kuptim të ri të organizimit të shtetit të të drejtës dhe një ridimensionim të ri të marrëdhënieve ndërkombëtare. Në këtë kontekst edhe problemi i sigurisë nuk duhet parë thjesht në aspektin ushtarak,. Por shume me gjere duke realizuar një rikonceptim të sigurisë shoqërore pas daljes nga një regjim totalitar.
MSC Alda Sula, Ministria e Mbrojtjes theksoj se koncepti i sigurisë për një kohë të gjatë është interpretuar ngushtësisht si: siguria e territorit nga agresionet e jashtme. Ajo theksoj se koncepti i sigurisë mjedisore rrjedh nga kuptimi i sektorializimit të termit siguri që mbulohet brenda fushës së marrëdhënieve ndërkombëtare. Por pas luftës së ftohtë kërcënimet ndaj shtetit nuk ishin vetëm me natyrë ushtarake por çështje si shtresa e ozonit, ngrohja globale, pamjaftueshmëria e burimeve natyrore, degradimi i pyjeve, erozioni përbënin shqetësime të reja për sigurinë
Kolonel®Dr. Zihni GOXHAJ,Akademia e Forcave të Armatosura theksoj se edhe kur flitet për llojshmërinë e sigurisë nuk duhet të harrojmë sigurinë e kombit, që në themel mbetet siguria ushtarake”., e cila siguron shkallën e lirisë dhe pavarsisë së kombit, sovranitetin e shtetit për të ushtruar autoritetin e tij të ligjshëm, është e pazëvëndësueshme.Sot duket sikur është zbehur rëndësia e sigurisë ushtarake por po të shqyrtojmë me vëmëndje në shumë rajone ka luftë ose përgatitje për luftë.
Prof. Asoc. Dr. Afrim Krasniqi,Instituti i Studimeve Politike theksoj se Strategjia e Sigurisë Kombëtare (SSK) përbën dokumentin bazë orientues të risqeve, problematikave, sfidave dhe të bashkëveprimit të institucioneve në fushën e sigurisë.
Ai theksoj se sjellja jonë institucionale ndaj SSK është më shumë formale sesa përmbajtesore, dhe se pa njohjen, respektimin, fokusimin dhe referimin koherent në SSK kryerja me sukses i detyrave të sigurisë dhe përballimi i sfidave të tyre mbetet një qëllim i papërmbushur. Studimi thekson se një dokument profesional, vizionar dhe i gjithë-pranuar i SSK mbetet parakusht për një raport të ri të institucioneve me konceptin e sigurisë kombëtare.
Gjeneral Dr. Bilbil MEMAJ, Drejtori i Përgjithshëm, Akademia e Sigurisë, theksoj se siguria publike, si një nga faktorët kryesorë të sigurisë së përgjithshme, ka lidhje organike me sigurinë kombëtare dhe atë ndërkombëtare. Sa më shumë rriten interesat për një shoqëri të menaxhuar globalisht, po aq rëndësi merr ndërvarësia e sigurisë publike me sigurinë kombëtare e atë ndërkombëtare. Siguria publike ka rëndësi shumë të madhe, pasi është garant për liritë e fituara të qytetarëve në sistemin demokratik të zbatuara këto në jetën praktike të komuniteteve. Një rëndësi të veçantë merr siguria publike edhe për ruajtjen e rendit kushtetues nëpërmjet zbatimit te ligjeve.
MSC Helidon Bendo,Zv/Drejtor i SHISH theksoj se dinamika e ndryshimeve të ambientit të sigurisë në shekullin e ri e vendos përqasjen mbi sigurinë kombëtare në një dimension të ri multidimensional, duke zgjeruar nocionin e sigurisë shtetërore me komponente të tjerë. Ambjenti i ri i sigurisë së brendshme dhe asaj ndërkombëtare është më dinamik, më kompleks, më i paparashikueshëm me një paradigmë të re kërcënimi, ku përveç atyre konvencionale mbizotërojnë ato të natyrës asimetrike si terrorizmi në përgjithësi dhe ai me bazë fetare në veçanti, krimi i organizuar me lidhje transnacionale, kërcënimet kibernetike, mjedisore etj. Në këtë ambient kompleks sigurie, Shërbimet e inteligjencës dhe institucionet e tjera të sigurisë po marrin përherë e më tepër një rol më të rëndësishëm.
MSC Albana Veizi, theksoj se ne jetojmë në një shoqëri e cila përcakton norma të ndryshme për vajzat dhe djemtë, gratë dhe burrat, të cilat përcaktojnë thuajse çdo aspekt të jetëve të tyre dhe të ardhmet e tyre. Ashtu sikurse qasjet gjinore marrin parasysh nevojat specifike të burrave e grave, vajzave e djemve nëpërmjet integrimit gjinor dhe duke promovuar pjesëmarrjen e barabartë të njerëzve në të gjitha proceset vendimmarrëse, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare gjithnjë e më shumë po i konsiderojnë ato si një përbërës i rëndësishëm edhe për fushën e sigurisë.
çështjet e sigurisë mund të zgjidhen kuptime të larmishme mbi lidhjen e njerëzve që i përkasin secilës gjini me frikën, pasigurinë, dhunën dhe institucionet e luftës e të paqes.
Gjeneral Br( L) .Dr. Dhori Spirollari theksoj se studimet e sigurise jane nje fushe e veçante e studimeve akademike per paisjen e politikëbërësve me dije akademike ndërdisiplinore. Universitetet civile duhet të mbështeten nga institucionet përkatëse, per te aplikuar eprogramet Erasmus +, dhe Intershipit, brenda institucioneve të vendit dhe jashtë vendit me Qendren Marshall, Kolegjet e Natos, Universitetet në Europë e SHBA.Pergatitja e lidershipit shqiptar dhe studjuesve në auditoret e universiteteve,, ne programet master e doktoraturë, konferencat shkencore, ndermarrja e studimeve mbi çështje të sigurisë, etj., janë sfidat kryesore të universiteteve, institucioneve ushtarake e të mbrojtjes, si dhe të institucioneve kerkimore shkencore.
Gjeneral Br( R) Bardhyl Hoxha theksoj se mendimet dhe tendencat e një “përqasjeje gjithëpërfshirëse” për trajtimin dhe menaxhimin e krizave dhe konflikteve komplekse, , kanë qenë në qendër të vemendjes të shumë studiuesve, akademikëve, politikanëve . Ideja e një përqasjeje gjithëpërfshirëse është pranuar nga shumë shtete dhe organizata ndërkombëtare. Kompleksiteti i krizave të sotme kërkon një strategji të përbashkët gjithëpërfshirëse për të koordinuar gamën e gjerë të reagimeve dhe angazhimeve ndërkombëtare ndaj tyre. Përqasja Gjithëpërfshirëse reflektohet në planëzimin ushtarak, i cili përfshin të gjitha aspektet civile dhe ushtarake.
KOLONEL BARDHYL KOLLÇAKU, DREJTOR I PËRGJITHSHËM, AISM theksoj se ndarja e barrës së sigurisë kombëtare me NATO-n dhe me partnerë të tjerë ndërkombëtarë rrit ndjeshëm nivelin e sigurisë, ul në masë optimale kostot e saj, si dhe rrit detyrimet tona për angazhime ndërkombëtare. Për të përmbushur me sukses këto detyra profesionalizimi, komunikimi dhe bashkëpunimi ndërinstitucional kanë rëndësi vendimtare. Eshtë e nevojshme që këto institucione të konsolidohen më tej për të kontribuar në mënyrë efektive në forcimin e sundimit të ligjit, sigurisë së qytetarëve dhe të RSH-së.
Ne mbyllje te Konferences Prof. Dr.Aleksander Kocaqni, Pergjegjes i Dep te Shkencave Politike te FSHS, UT dhe Profesor Dr. Pajtim Ribaj theksuan rendesin e madhe qe ka perfshirja e botes universitare ne studimet e sigurise e te mbrojtjes e ne menyre te vecante afrimi i studenteve. U shpreh vullneti i perbashket per te vijuar me aktivitete te tilla dhe ne bashkepunimin per eprgatitjen e studimeve komplekse me rendesi per vendin

RELATED BLOGS
June 5, 2021
HENRY KISSINGER – “REFLEKTIME MBI PLANIN MARSHALL” (74
May 19, 2021
HENRY A. KISSINGER: “COVID-19” DO TA NDRYSHOJ PËRGJITHM
October 23, 2020
ERMAL JAURI: GEORGE C. MARSHALL ALBANIA DHE UAMD FORUM MBI �