August 27, 2020
KREU I GEORGE C. MARSHALL ALBANIA| ERMAL JAURI: MOS SHUANI TË VETMEN SHPRESË QË POPUJVE TANË JU KA MBETUR!

Nga Ermal Jauri

Në “Odisenë” e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në rrugëtimin e tyre drejt integrimit në Bashkimin Europian, tani që jemi vetëm disa orë larg vendimit të për çeljen e negociatava për këto dy vende, vihet në pikëpyetje serioze marrja e një “PO” qoftë dhe me kushte për Shqipërinë pasi Maqedonia e Veriut tanimë është “nxënësi i mirë i BE”.

Reforma në drejtësi, korrupsioni dhe krimi i organizuar vazhdojnë të jenë dy barrierat kryesore të vendit tonë por gjithashtu dhe të rajonit në tërësi. Sigurisht që nuk është bërë sa duhet, sigurisht ka shumë më shumë për tu bërë, por populli Shqiptar dhe i Maqedonisë së Veriut nuk meriton aspak të penalizohet nga “gabimet” e kaluara të BE-së apo të vazhdojë të penalizohet nga kaska jonë politike që “nuk duan” të gjejnë një zgjidhje për qytetarët e tyre!

Po nuk janë vetëm këto. Janë një tërësi kompleksesh që e kanë penguar dhe vazhdojnë ta pengojnë integrimin e plotë të vendeve tona në familjen europiane. Tanimë, vëndet e Bashkimit Europian duhet të zgjedhin nëse duan të vazhdojnë të penalizojnë qytetaret e vendeve tona apo ti japin atyre një mundësi sikurse ja dhanë dhe vendeve të tjera të anëtarësuara së fundmi…Europa është me e sigurtë nësë është e bashkuar. Problematikat zgjidhen dhe kontrollohen nësë është e bashkuar. Nuk ka përse të ankohen vendet e Unionit për kërkesat në rritje të azileve politike në vendet e tyre nga shtetasit e Shqipërisë apo Maqëdonisë së Veriut kur mund ta kurojnë këtë sëmundje më dhënien e mundësisë së shtetasve të vëndeve tona të punojnë në vendët anëtare pa qenë nevoja e burokracive të tejskajshme të vizave të punës.

Emigratët janë ata që ndërtuan Amërikën, Kanadanë, pse jo, dhe vetë Francën apo vënde të tjera të unionit të cilët janë skeptic për çeljen e negociatave për vendet tona. Problemet lindin nga emigrantët e paligjshëm e jo ata që punojnë e futen në skemën e sigurimeve të vendeve ku punojnë. Sot Bashkimi Europian dhe jo vetëm, po përballet me rreziqe më të mëdha së kërkesat për azilantë nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Vetë rajonit të Ballkanit nisur nga problematikat shumë të nxehta, sensitive dhe jo shumë të largëta të së shkuarës gjeopolitike të tyre, por pse jo dhe të ndikimit të aktorëve të jashtëm në vençanti ai Rus dhe Kinez dhe jo vetëm, iu desh shumë kohë të pranonte realitetin që intergrimi Euroatlantik i rajonit është e ardhmja më e mirë për fëmijët dhe të ardhmen e këtyre vendeve. Dhe pikërisht në momentin që të gjithë në filluam të bësonim dhe ta shohim integrimin si një “shpresë” për të ardhmen, dashuria, vullneti dhe shpresa fillon të shëndërrohet në virtuale dhe përditë e më tepër e pabesueshme.

Duhet që vendet e unionit të cilët janë ende skeptik për integrimin e vendeve tona, të besojnë së popujt e të dy vendeve janë po aq potencial sa popujt e tyre, janë po aq inteligjent sa popujt e tyre, janë po aq shtetdashës sa popujt e tyre, por vetëm ju mungon mundësi.a Mos shuani të vetmën shpresë që këta njërëz presin me kaq padurim për dekada!!!

RELATED BLOGS
June 5, 2021
HENRY KISSINGER – “REFLEKTIME MBI PLANIN MARSHALL” (74
May 19, 2021
HENRY A. KISSINGER: “COVID-19” DO TA NDRYSHOJ PËRGJITHM
October 23, 2020
ERMAL JAURI: GEORGE C. MARSHALL ALBANIA DHE UAMD FORUM MBI �