Sign In / Sign Up


Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/marshallcenteral/public_html/wp-content/plugins/unyson/framework/helpers/class-fw-resize.php on line 35
  • Home
  • GCMAA
    • About
    • Chairman
    • Board of Directors
    • Commissions
    • Alumni
  • Gallery
  • Medal and Awards
  • News and Events
  • Contacts

Ermal Jauri: Roli i shërbimeve inteligjente në pandëminë COVID-19

  1. Homepage
  2. Magazine
  3. Ermal Jauri: Roli i shërbimeve inteligjente në pandëminë COVID-19
admin
August 27, 2020

Nga Ermal Jauri,
President
Geroge C. Marshall Albania

Jemi në fazën kur bota ka kaluar në fazën e dytë të përballimit të krizës shkaktuar nga COVID-19 dhe gradualisht jeta dhe përditshmëria po stabilizohet duke u përpjekur të rikthehet në fazën përpara pandemisë.
Nëse më parë analizat mund të quheshin si pavend, në këtë moment të gjithë mund të hedhim sytë prapa në kohë për të kuptuar implikimet e strukturave të ndryshme në përballimin apo më saktë parandalimin e këtij fenomeni.


Sigurisht çdo shtet ka një dokument bazë mbi të cilin ngrihen pilastret e planifikimit të mbrojtjes dhe sigurisë. “Strategjia Kombëtare për Sigurinë” është dokumenti ku përcaktohen të gjitha implikimet e strukturave shtetërore por edhe atyre të sigurisë në përballimin e fenomeneve të ndryshme që rrezikojnë mirëqënien e popullsisë së një vendi. Ky dokument saktëson detyrat për çdo dikaster duke nënvizuar në veçanti strukturat e shërbimeve inteligjente.
Në krizën pandemike pikërisht këto shërbime ishin një prej pikave të dobëta të cilat çuan në shkëputjen e një hallke të zinxhirit që jo vetëm shkaktoi COVID-19, por gjeti gjithë botën të papërgatitur për këtë realitet. Shumë janë arsyet dhe akuzat që i drejtohen këtyre strukturave.
Ndryshimi i mundshëm në operacionet e inteligjencës në kohën e epidemisë mund të pritej sepse shërbimet e inteligjencës merren me mbledhjen, klasifikimin dhe analizën e të dhënave që lidhen me të tjerët në fushën e sigurisë, politikës, shkencës, ekonomia etj. Informacioni i marrë në lidhje me këto aspekte mund të përdoret për përcaktimin e udhëzimeve për politikat e huaja, sigurinë, mbrojtjen, ekonominë, zhvillimin dhe politikat e tjera, të cilat janë të rëndësishme për sigurinë kombëtare të çdo vendi.
Në rrethana normale, shërbimet e inteligjencës mund të fillojnë operacione që synojnë të gjurmojnë epidemitë ose sëmundjet ngjitëse në mënyrë që të sigurojnë mbrojtjen e nevojshme për qytetarët. Përkatësisht, ata do të monitoronin efektet që ai ka në shtetet e prekura nga epidemitë në nivelin politik, ekonomik dhe të sigurisë, si dhe në lidhje me burimet e disponueshme, me qëllim parandalimin, pra eliminimin, kërcënimin për shëndetin.
Në gjykimin tim një zhvillim i tillë dhe me këto pasoja të paprecedentë nuk do të mund të kalonte pa u venë re nga këto shërbime të cilët filtrojnë në sitën e tyre dhe ngjarje të një rëndësie shumë herë më të vogël. Sipas meje mungesa e dhënies së informacionit nga shërbimet inteligjente në momentin e duhur mund të justifikohet me faktin se fokusi i këtyre strukturave nuk është pikërisht kjo fushë. Ajo që dua të them është se patjetër rrezikimi i jetës së popullatës është qëllimi kryesor i punës së këtyre shërbimeve, por pikërisht pandemia në një kohë të tillë nuk është listuar si një prej kërcënimeve globale për të cilën inteligjenca duhet të “gërmojë” me intensitet të lartë. Kjo ka bërë që virusi të mund ti shpëtonte syrit të inteligjencës në të gjithë globin.
Shërbimet inteligjence të Aleancës së Atlantikut të Veriut së bashku me ato të vendeve partnere nuk mundën dot të alarmonin shtetet përkatëse për të marrë masat paraprake për parandalimin e kësaj pandemie, por edhe pasi situata u qartësua deklaratat kontradiktore vijuan të shoqërojnë ngjarjen.

Categories

  • Magazine

Tags

Melsen Kafilaj

Popular Posts

  • Henry Kissinger – “Reflektime mbi Planin Marshall” (74 Vjetori i mbajtjes se ketij fjalimi historik ne Harvard, 5 Qershor 1947.)

    June 5, 2021
  • Henry A. Kissinger: “COVID-19” do ta ndryshoj përgjithmonë Rendin Botëror

    May 19, 2021

Contact Us

Myslym Shyri Str, P47, Office 3/1, Tirana 1001, Albania

+355 44 51 72 79

[email protected]

‘George C. Marshall – Albania Alumni” Association was established on 2016 as a nonprofit organization with the purpose to promote the “National Defense and Security Strategy”

Recent News

  • Henry Kissinger – “Reflektime mbi Planin Marshall” (74 Vjetori i mbajtjes se ketij fjalimi historik ne Harvard, 5 Qershor 1947.)

    June 5, 2021

  • Henry A. Kissinger: “COVID-19” do ta ndryshoj përgjithmonë Rendin Botëror

    May 19, 2021

© George C. Marshall Albania | All Rights Reserved
Developed by New Born Media