Henry A. Kissinger: “COVID-19” do ta ndryshoj përgjithmonë Rendin Botëror

Pandemia e Koronavirusit do ta ndryshoj përgjithmonë Rendin Botëror

Nga Henry A. Kissinger

(Përktheu: Melsen Kafilaj – George C. Marshall Albania Fellow)

SHBA duhet ti mbrojë qytetarët e saj nga pandemia ndërsa nis punën urgjente për planifikimin e një epokë të re.

Atmosfera sureale e pandemisë së Covid-19 më solli në vëmëndje ndjesitë e mia djaloshare në Divizionin 84 të Këmbësorisë gjatë Betejës së Bulge. Tani, po ashtu si në vitin e largët 1944 ekziston ndjenja e një rreziku të saponisur, i cili nuk synon ndonjë person të veçantë por godet rastësisht dhe në mënyrë shkatërruese.Por ekziston një ndryshim i rëndësishëm mes asaj kohe të largët dhe kohës sonë.Qëndresa amerikane atëherë u forcua nga një qëllim kombëtar madhor.Tani, në një vend të ndarë, veçse një qeveri efikase dhe largpamëse është e nevojshme për të kapërcyer pengesat e pashembullta për nga madhësia dhe qëllimi global.Mbështetja e besimit të publikut është thelbësore për solidaritetin shoqëror, për marrëdhëniet e shoqërive me njëra-tjetrën dhe për paqen e stabilitetin ndërkombëtar.

More…

Ermal-Jauri

Ermal Jauri: George C. Marshall Albania dhe UAMD forum mbi çështjen e kufirit detar me Greqinë. Flasin ekspertët e njohur

Ishujt pritet të jenë pika e nxehtë për ndarjen e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Kjo temë mori vëmendje në një Forum Akademik me ekspertë të fushës të organizuar nga Qendra George Marshall Alumni Albania e drejtuar nga z. Ermal Jauri dhe Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

Më këtë forum prof. Osman Metalla, pedagog i shkencave Inxhinierike dhe Detarisë kërkoi që ishujt të trajtohen në bazë të të drejtës ndërkombëtare me jo më shumë se tre milje hapësirë.

Ai kërkoi që shkëmbi Barketa të mos përdoret si pjesë e cila mund të na çojë në konflikte të reja.

Osman Metalla: “Ne duhet të kemi në qëndër të vëmëndjes,për të mos lejuar përdorimin e shkëmbit, pra një shkëmb i vogël aty nuk mund të sjell një deformim të jashtëzakonshëm të vijës mesore të ndarjes të kufirit tërritorial ndërmjet Republikës së Shqipërisë she të Greqisë”.

More…

Ermal Jauri: Marreveshja e Detit

Forumi Akademik “Marrëveshja e detit me Greqinë” historik, sfida dhe zgjidhje

Ermal Jauri: Marreveshja e DetitMë datë 22 tetor ora 11.00, George C. Marshall Albania në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit me Universitetin “Aleksandër Muisiu” Durrës, merr pjesë në Forumin Akademik “Marrëveshja e detit me Greqinë”.

Në formum do të marrin pjesë personalitete, profesore dhe ekpertë të ndryshëm në një diskutim profesionist mbi këtë situatë dhe rrugët e mundshme të zgjidhjes së këtij problem.

Në Formum marrin pjesë:

  1. Dr. Kesanela SOTIROFSKI, Rektori I Universitetit “Aleksandër Moisiu”
  2. As. Dr. Osman METALLA, Dekan i Fakultetit të Studimeve Profesionale dhe Pedagog i Shkencave Inxhinierike dhe Detarisë
  3. Dr. Paskal MILO, ish Ministër i Punëve të Jashtme
  4. Ermal Jauri, Kryetar i Geroge C. Marshall Albania
  5. Znj, Juljana Zenjo, Eksperte Ekonomie, Geroge C. Marshall Albania
  6. Manuela IMERAJ, Eksperte Ligjore, Geroge C. Marshall Albania
  7. As. Dr, Enver BYTYÇI, Pedagog i Fakultetit të Shkancave Politike-Juridike
  8. Kapiten, Përparim ZAIMI, Ekperti i Çështjeve Detare
  9. Dr. Ermal Xhelilaj, Profesor i të Drejtës së Detit dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare

Në këtë forum do të trajtohet historiku, sfidat dhe zgjidhjet e mundshme.

George. C. Marshall Albania