Henry Kissinger – “Reflektime mbi Planin Marshall” (74 Vjetori i mbajtjes se ketij fjalimi historik ne Harvard, 5 Qershor 1947.)

Reflektime mbi Planin Marshall*[1]

Henry A. Kissinger

(Përktheu: Melsen Kafilaj – George C. Marshall Albania Fellow)

Në Qershor të vitit 1947 Gjenerali George C. Marshall, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Amerikane gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe i vlerësuar nga Winston Churchill “si organizatori i fitores së Forcave Aleate”, në muajin e pestë të mandatit të tij si Sekretar i Shtetit në administratën e presidentit Harry Truman, gjatë ditës së diplomimit të studentëve të Harvardit, i drejtoi një fjalim kësaj audience në Harvard Yard. Duke përshkruar shkatërrimin e ekonomisë dhe shoqërisë evropiane, Marshall u zotua që Shtetet e Bashkuara do të bënin “gjithçka që është e mundur” për të ndihmuar në rindërtimin e kontinentit evropian dhe në rivendosjen e “shëndetit të tij ekonomik normal”, pa të cilin nuk mund të kishte “as stabilitet politik dhe as paqe të sigurt” në të gjithë botën.

More…