Ermal-Jauri

Ermal Jauri: George C. Marshall Albania dhe UAMD forum mbi çështjen e kufirit detar me Greqinë. Flasin ekspertët e njohur

Ishujt pritet të jenë pika e nxehtë për ndarjen e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Kjo temë mori vëmendje në një Forum Akademik me ekspertë të fushës të organizuar nga Qendra George Marshall Alumni Albania e drejtuar nga z. Ermal Jauri dhe Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

Më këtë forum prof. Osman Metalla, pedagog i shkencave Inxhinierike dhe Detarisë kërkoi që ishujt të trajtohen në bazë të të drejtës ndërkombëtare me jo më shumë se tre milje hapësirë.

Ai kërkoi që shkëmbi Barketa të mos përdoret si pjesë e cila mund të na çojë në konflikte të reja.

Osman Metalla: “Ne duhet të kemi në qëndër të vëmëndjes,për të mos lejuar përdorimin e shkëmbit, pra një shkëmb i vogël aty nuk mund të sjell një deformim të jashtëzakonshëm të vijës mesore të ndarjes të kufirit tërritorial ndërmjet Republikës së Shqipërisë she të Greqisë”.

More…